May 7, 2024
Maqedoni

Ahmeti ia bëri edhe një herë “muhabetin” autostradës Shkup-Bllacë, që këtë vit duhej të kish përfunduar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mirëpriti sot në takim në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në vend, Florian Qehaja për t’i uruar shumë suksese në misionin e sapofilluar diplomatik në vendit tonë.
Ahmeti ka biseduar me Qehajën edhe një herë për autostradën Shkup-Bllacë edhe pse para dy viteve premtoi se ajo do të përfundojë në vitin 2022, kurse punimet ende janë në fazë fillestare.

“Bashkëbiseduam mbi rëndësinë e bashkëveprimit institucional për realizimin e projekteve të përbashkëta të zhvillimit si: autostrada Shkup – Bllacë, rruga Tetovë – Prizren, One Stop Shop vendkalimi i përbashkët kufitar, si dhe përkrahjen e nevojshme që deri në fund duhe t’i japim njëra tjetrës në drejtim të zgjidhjes së kontesteve bilaterale që kemi me Bullgarinë dhe Serbinë.

Vetëm bashkë mund të arrijmë perspektivat e reja të përparimit dhe të realizojmë ëndrrën e integrimit!”, ka thënë Ahmeti në këtë takim ku ka qenë i shoqëruar edhe nga zv/kryeministri Artan Grubi.