April 26, 2024
Maqedoni

MEPSO po përgatitet për sfidat energjetike, Murtezani nënshkruan kontratën 1.7 milionë euro me kompaninë kroate

Në kuadër të përgatitjeve për përballim më të suksesshëm të sfidave energjetike gjatë sezonit të ardhshëm dimëror, ShA MEPSO dhe kompania kroate Dalekovod nga Zagrebi, nënshkruan një marrëveshje për rikonstruksionin e trafo stacionit 400/110 kV në Dubrovë në afërsi të Negotinës, me vlerë prej 1.692.888 euro. “Projekti financohet me mbështetjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të dedikuar për realizimin e projektit kapital “Interkoneksioni Maqedoni-Shqipëri Faza 1”. Marrëveshja mbulon rikonstruksionin e interkonjeksionit 400 kV dhe fushave ndihmëse 110 kV dhe pritet të përfundojë për 18 muaj.
Trafostacioni i Dubrovës është një pjesë e rëndësishme e sistemit transmetues elektroenergjetik të Maqedonisë, duke marrë parasysh lokacionin e tij në sistemet e interkonjeksionit, deklaroi drejtori i SHA MEPSO, Orhan Murtezani.
Me këtë marrëveshje, ShA MEPSO vazhdon me përforcimin, rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit transmetues elektroenergjetik të RMV.