Pas publikimit të lajmit për lirimin e Boki 13, ka reaguar Agim Islami, i dënuar pafajsisht në rastin “Allfa” i cili po mbahet në burg edhe pse superekspertiza ka dashmuar pafajsinë e tij.

Reagimi i plotë i Agim Islamit:

Gjykata me 2% besueshmëri,e ruan me fanatizëm këtë rejting!
Ky personi ishte i dënuar 18 vjet burg në fillim, pastaj gjykata e “drejtë” ja zbret në 5 vite,dhe në fund as një vit s’ka qëndruar në burg.
E sot u shpall i pafajshëm,është i lirë në shtëpi me milionat që i ka zhvatur nga politikanë (pare të popullit) dhe biznesmenë!
Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe për të pafajshmit,për ata që s’kanë pare dhe fuqi politike!
Ai që ka para dhe fuqi politike,del në liri edhe ne qoftě se ka vjedh krejt shtetin,ata që skan,kalben në burg pa asnjë faj!
Ky është shteti ynë,Turp!
2008–2026/27..
Liri per Rastin Alfa
18 vite padrejtěsi.

sqShqip