SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj E.S. (27) nga fshati Haraçinë, Shkup, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“.

Sipas njoftimit të policisë, më 29 shtator të këtij viti, në fshatin Hotël, Komuna e Likovës, i denoncuari nuk është ndalur në shenjën e policisë për ndalim, por me automjet transportues është përplasur me një automjet zyrtar të MPB-së.

Më pas, ai ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë, të cilët në atë moment po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

sqShqip