Vrau ish-dhëndrin/ Kapet menjëherë pas krimit Mexhit Picari
Policia njofton se ka kapur autorin e ngjarjes që tronditi Tiranën, Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin e tij.
Picari vrau ish dhëndrin pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën.
Ndërkohë Gazetarja Anila Hoxha raporton se viktima vjet kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë.
Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe ish prokurori dhe njëkohësisht avokati i viktimës Adrian Cama. Cama është jashtë rrezikut për jetën .
Viktima dhe Cama ndodheshin të ulur në lokalin “Trëndafili i Bardhë”. Pesë plumba kanë goditur mbi trup viktimën.
Njoftimi
Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.
Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.