Përplasje te selia e PS-së, thyhen xhamat, persona me shkopinj dalin nga godina dhe sulmojnë protestuesit
Protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta selinë e Partisë Socialiste, duke thyer xhamat e godinës.

Policia ndërhyri me autobot me ujë për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, nga brenda selisë dolën disa persona të pajisur me shkopinj, të cilët sulmuan protestuesit, së bashku me policinë. Ata u prezantuan si anëtarë të Partisë Socialiste.

Protesta nisi sot me tensione pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas disa momenteve qetësie protestuesit nisën të hedhin gurë në drejtim të policisë së pozicionuar para godinës.

" "

Gjatë përplasjeve mbeti e lënduar edhe një gazetare, e cila u largua nga zona me ambulancë. Më pas, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit drejt qendrës së Tiranës, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan në komisariate.

sqShqip