Marin Mema ka reaguar në rrjetet sociale, duke i kërkuar politikës të dëgjojë qytetarët dhe të marrë vendime që ndihmojnë në shmangien e përshkallëzimit të situatës.

Në reagimin e tij, Mema shprehet se zhgënjimi i krijuar gjatë 35 viteve nga politika ka rritur pakënaqësinë qytetare. Ai veçon studentët si një nga grupet kryesore që përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe kërkon respekt e dinjitet për çdo qytetar.

“Zëri i popullit nuk duhet injoruar!”, shkruan Mema, duke theksuar se mirëqenia e qytetarëve duhet të jetë një përgjegjësi themelore dhe se interesat e vendit duhet të prevalojnë mbi postet apo interesat politike.

Ai shprehet kundër përsëritjes së qëndrimeve shpërfillëse ndaj protestave të mëparshme dhe bën thirrje për reflektim, ndershmëri dhe ndryshim.

" "

“Ta lëmë për një moment përballjen me njëri-tjetrin dhe të mendojmë se çfarë i duhet Shqipërisë!”, apelon ai.

Mema thekson gjithashtu se do të vijojë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe jashtë politikës partiake, duke nënvizuar se synimi i tij është bashkimi i shoqërisë.

sqShqip