NË PRAG TË PËRKUJTIMIT TË 118-VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT DHE UNIFIKIMIT TË ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
Eiem Xheladini
Dita e 22 Nëntorit, kur shqiptarët përkujtojnë Kongresin e Manastirit dhe unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë moderne.
Tani në prag të 118 vjet, pas atij vendimi të madh kombëtar, shqiptarët kudo në botë nderojnë veprën e rilindësve dhe atdhetarëve që i dhanë kombit një gjuhë të përbashkët të shkruar, një themel i paçmueshëm i kulturës, arsimit dhe identitetit.
Kongresi i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje dijetarësh të kohës; ishte një akt madhor uniteti kombëtar. Ai dëshmoi se shqiptarët, pavarësisht besimit, krahinës apo bindjes, mund të bashkohen për ideale të larta dhe për të mirën e përgjithshme.
Por a po e nderojmë ne sot këtë trashëgimi?
Alfabeti është standard ligjor, jo opsion, është e domosdoshme të theksohet se përdorimi i alfabetit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është detyrim ligjor.
Mosrespektimi i tij në dokumente, tabela, komunikime zyrtare apo shërbime administrative përbën:
– shkelje të ligjit,
– diskriminim gjuhësor, dhe
– cenim të identitetit tonë kulturor.
Prandaj, sugjeroj pushtetarëve dhe politikëbërësve që të ndërhyjnë aty ku standardi nuk respektohet, sepse përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë kushtetuese, jo favor politik.
Institucionet dhe shkolla, mbrojtësit e parë të alfabetit, ndërsa punëtorit e arsimit, mësuesit dhe shkollat shqipe mbajnë barrën kryesore të ruajtjes së alfabetit dhe të gjuhës së drejtë, institucionet shpesh vonojnë në zbatimin e standardit.
Kërkohet më shumë kujdes, më shumë përkushtim dhe më shumë përgjegjësi.
Alfabeti duhet të jetë i pranishëm në:
– administratë,
– tabela publike,
– web-faqe zyrtare,
– dokumente të të gjitha niveleve,
– sistemin arsimor dhe kulturor.
118 vjet më vonë, thirrja për unitet, në këtë përvjetor të shenjtë, le të kujtojmë se gjuha jonë është pasuria jonë më e përbashkët.
Ta ruajmë, ta shkruajmë drejt, ta përdorim me krenari, sepse është pikërisht alfabeti ai që na bashkon si komb.
Gëzuar 118-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!

