Kisha nderin ta mirëpres sot në Tetovë Drejtoreshën Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kombo, njoftoi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
“Biseduam për nismat dhe projektet që mund t’i bëjmë bashkë me bashkitë e rajonit.
Jam i lumtur të njoftoj se një ndër projektet e përbashkëta do të jetë Shkolla e Inovacionit, ku nxënësit dhe studentët do të mësojnë aftësi të vyeshme me përkrahjen e Komunës së Tetovës dhe Unionit të Bashkive. Shumë shpejt do të mund të ndajmë më shumë detaje rreth këtij projekti”, theksoi Kasami.
Ai shtoi se komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar ta vazhdojë bashkëpunimin rajonal, gjithmonë në interes të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.

