50 minatorë kanë mbetur nën Trepçë që 15 orë, shkak një defekt i energjisë elektrike
50 punëtorë të Minierës së Trepçës, kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmë në ora 21 :00.
Burime të “ Indeksonline “, bëjnë me dije se e gjithë kjo ka ndodhur, për shkak të një defekti me energji elektrike.
Punëtorët e bllokuar, përfshinë horizontet 9, 10 dhe 11.
Burimi po ashtu ka bërë të ditur se gjendja e punëtorëve të bllokuar në Trepçë është e mirë dhe se po bëhen përpjekje maksimale,që punëtorët të dalin sa më shpejtë nga aty.