April 26, 2024
Kosovë

Kurti e Haradinaj e çojnë nga një gotë raki së bashku në pikë të Ramazanit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Ai ka vizituar sot fshatin Gllogjan ku është pritur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Në vizitën e tij, z. Kurti është mirëpritur nga ana e z. Haradinajt, teksa së bashku kanë kujtuar 25 vjetorin e betejes së familjës Haradinaj ndaj Serbisë.’

Madje, në nderim të kësaj dite të rëndësishme në historinë e luftës së UÇK-së, Kurti e Haradianj e kanë gostitur veten me nga një gotë raki, siç raporton gazeta Demos, e cila e ka shpërndarë edhe një fotografi.