Kosovë

Zv/Kryeministri i Kosovës qëllohet me tortë shkaku i “Zajednicës” (Foto)

Disa prej anëtarëve të Partisë Social Demokrate në Kosovë kanë qëlluar me një tortë me çokollatë Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte kur numri 2 i qeverisë së Kosovës ka qenë duke u futur në një ndërtesë. Aktivistët e PSD-së i kanë hedhur edhe një gotë milkshejk Bislimit.

Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili shprehet se ky aksion ka të bëjë me kundërshtimin e “Zajednicës”, që sipas tyre tashmë është pranuar nga Kryeministri Albin Kurti në takimin e 18 Marsit në Ohër.

PSD-ja ka thirrur protestë më 25 Mars kundër arritjes së pajtimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhnieve midis dy vendeve.

Klan News