May 7, 2024
Maqedoni

Komuna e Gostivarit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green Shkup”

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në hapësirat e komunës nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green Shkup”.

Memorandumi mes Komunës së Gostivarit dhe shoqatës përfshin bashkëpunim në fushën e rinisë dhe mjedisit duke përfshirë:
-Mbështetje në zbatimin e aktiviteteve nga projekti “Të rinjtë për aksion klimatik dhe transport të qëndrueshëm”, mbështetur financiarisht nga Agjencia për zhvillim “SIDA” nga Suedia;
-Mbështetje në mbledhjen e propozimeve për komuna të gjelbra dhe transport të qëndrueshëm;
-Mbështetja e Go Green në zbatimin e projekteve rinore;
-Komunikim dhe transparencë ndaj të rinjve.

Komuna e Gostivarit vazhdon të mbetet e hapur për gjitha organiztat joqeveritare që japin kontribut në sfera të ndryshme, ndërsa “Go Green Shkup”, mes tjerash do të ndihmojë në përfshirjen e rinisë në politikën rinore të gjelbër në komunë/