Ermal Mamaqi (Foto: Top Albania Radio)
Në një bisedë pa filtra në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mamaqi ka ndarë mendimet e tij mbi jetën, karrierën dhe përgjegjësitë personale.
Mamaqi ka folur mbi konceptin e meritës dhe pasojat e zgjedhjeve që bëjmë në jetë, duke theksuar se ajo që përjetojmë shpesh është pasojë e asaj që pranojmë ose tolerojmë:
“Nëse dikush është në të 40-at e tij dhe është ende i varfër, a e meriton që të jetë i varfër? Unë besoj se po, e meriton. Ne meritojmë shokët që kemi, qeverinë që kemi, punën që kemi. Marrim atë që tolerojmë. Ti e toleron shefin të sillet keq, ajo që merr është kjo. Ti toleron partnerin të sillet ashtu, ajo që merr është kjo. Ti toleron veten të hash një tortë, ajo që merr është kalori”.

