Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe realizimin e kontrolleve të përbashkëta në pesë vendkalime kufitare ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja synon lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, shkurtimin e pritjeve në kufi dhe eliminimin e procedurave të dyfishta përmes sistemit One Stop Shop.

Gjatë prezantimit të propozimligjit në Kuvend, si përfaqësues i VLEN-it, deputetja Imerlie Saliu theksoi se kjo marrëveshje vjen pas funksionalizimit të sistemit të kontrolleve të përbashkëta me Republikën e Kosovës, ku rezultatet, sipas tij, tashmë janë të dukshme.

Ajo bëri të ditur se me sistemin e zbatuar me Kosovën pritjet janë shkurtuar ndjeshëm, ngarkesa është zvogëluar, ndërsa qarkullimi është rritur për 50 për qind krahasuar me vitin e fundit para zbatimit të tij.

" "

Veçanërisht u theksua përfshirja e vendkalimit kufitar të Qafë Thanës, ku tashmë funksionon One Stop Shop, ndërsa marrëveshja e re krijon kushte për avancimin e mëtejshëm të kontrolleve të përbashkëta.

Sipas VLEN-it, kjo marrëveshje është pjesë e orientimit strategjik për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe Kosovën, krahas projekteve si Korridori 8, rruga Shkup–Bllacë, Tetovë–Prizren dhe interkonjeksionet energjetike.

“Lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën janë pjesë e orientimit tonë strategjik dhe këtë orientim e dëshmojmë me vepra konkrete, jo me parulla boshe”, u theksua gjatë fjalimit në Kuvend.

sqShqip