“Viti 2022, qytetarët me shpenzime shtesë” – ASh ka dy propozime për Qeverinë që faturat e rrymës të jenë të njëjta
Qeveria e ka ditur se tranzicioni i gjelbër do të sjellë deri te mungesa dhe me këtë edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe sërish nuk kanë zbatuar strategji për të parandaluar këtë.
Kështu kanë vlerësuar nga Aleanca për Shqiptarët sot, në reagimin para publikut për rritjen e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.
Thonë se viti 2022 duhej të fillonte mbarë, por xhepit të qytetarit iu shtua edhe një shpenzim më shumë.
“Edhe pse vitin 2022 të gjithë e filluam me dëshirën për të qenë një vit i mbarë, për fat të keq filloi mbrapshtë. Nga 1 janari, xhepit të ngarkuar të qytetarit, me gjithë shpenzimet dhe rritjet të cilat në mënyrë të vazhdueshme i ka pasur për të gjitha produktet gjatë vitit që e lamë pas, tani si ngarkesë u shtua edhe rritja e re e çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup ndërkaq në nivel republikan edhe rritja e re e çmimit të energjisë elektrike prej 9.48% si dhe largimi i tarifës së lirë gjatë orarit të ditës e cila nuk do të largohej, rritja do të duhej të jetë 14.23%. Kjo nënkupton se koston prej 100 mijë eurove në ditë të tarifës së lirë tash e tutje bashkë me rritjen e re të energjisë elektrike do të duhet ta paguajë qytetari”, tha Ilire Dauti, deputete e ASh-së, transmeton TV21.
Tregojnë të dhëna për prodhimin e energjisë dhe sollën përfundimin se “aspak nuk është investuar në prodhimin e energjisë së gjelbër”.
“Si rrjedhim varshmëria e madhe e tregut vendor nga importi çoi gjer në rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, përfundon Dauti.
Nga këtu nga ASH dalin me dy propozime deri te Qeveria kjo me qëllim që qytetarët të marrin faturë të njëjtë të rrymës edhe përskaj shtrenjtimit të çmimit:
të shqyrtojë mundësinë që për sa kohë zgjat kriza e energjisë të largojë 5% e TVSh-së që në faturën me karakteristikat që kap vlerën prej 3440 denarë
taksën e ndriçimit publik në vlerë prej 168 denarë të marrë për obligim pushteti qendror që t’i ndihmojë pushtetit lokal.