Zëvendës Drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ishte mysafir në lajmet qendrore në Tv Alsat. Në këtë paraqitje ai ka folur për një rast të kontrabandës me cigare që daton nga fundi i mandatit të Qeverisë së kaluar, e ku ekzistojnë dyshime për një sasi të madhe të kontrabandës.
“Kemi punuar një vit e gjysmë lidhur me këtë rast”, tha mes tjerash Dauti.
Ai njoftoi se deri tani në rastin në fjalë janë të dyshuar edhe katër doganierë dhe tre policë, kurse shtoi se në ndriçimin e rastit janë kyçur shumë institucione, por edhe kundërzbulimi i Doganave.
Dauti ka folur edhe në tema tjera aktuale lidhur me Drejtorinë e Doganave, kurse videon e intervistës së plotë mund ta ndiqni në këtë Link:https://www.facebook.com/share/v/19vmgJMd9A/

