Sipas informacionit të përcjellë në redaksinë e Monitor.mk, një 40-vjeçar me emrin Bujar, me prejardhje nga Kumanova, raportohet se ka humbur jetën në Bruksel, ku janë zhvilluar demonstrata.
Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Deri në këtë raportim, redaksia nuk ka siguruar konfirmim zyrtar nga autoritetet belge për rastin dhe as për ndonjë lidhje të mundshme mes vdekjes së tij dhe demonstratave.

