Ejup Berisha
Gjithçka fillon me ambicien politike të një shteti për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ambicie shndërrohet më pas në një kërkesë zyrtare për anëtarësim. “Kërkesa formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian” është akti me të cilin një shtet i shpreh zyrtarisht vullnetin dhe ambicien e tij për t’u bërë anëtar i BE-së, duke paraqitur kërkesën pranë Këshillit të Bashkimit Evropian dhe duke e deklaruar gatishmërinë për të përmbushur kriteret politike, juridike dhe ekonomike të anëtarësimit, si dhe për të përafruar legjislacionin dhe politikat e tij me acqui-në e Bashkimit Evropian. Institucionet e BE-së e shqyrtojnë kërkesën e shtetit dhe vlerësojnë nëse ai i përmbush standardet politike, juridike dhe ekonomike të kërkuara. Nëse vlerësimi është pozitiv, shteti merr statusin e kandidatit dhe, kur plotësohen kushtet e nevojshme, hapen negociatat e anëtarësimit.
Shteti kandidat dhe nevoja për harmonizimin e ligjvënies së brendshme me atë të BE-së, process ky i njohur si acquis communitaire
Gjatë bisedimeve, shteti duhet të përafrojë legjislacionin, institucionet dhe praktikat e tij me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Paralelisht zhvillohet një proces intensiv diplomatik ndërmjet shtetit kandidat, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare. Shpjegim i procesit te hapjes se kapitujve klastereve per antarsim ne BE. Hapja e kapitujve-klasterëve në negociatat për anëtarësim në BE zhvillohet kështu: Screeningu. Komisioni Evropian shqyrton, së bashku me shtetin kandidat, përputhjen e legjislacionit dhe institucioneve me acquisin e BE-së. Raporti i screeningut. Komisioni e vlerëson nivelin e përgatitjes dhe mund të propozojë opening benchmarks (kushte që duhet të plotësohen para hapjes së klasterit).
Pozicioni bisedues-Shteti kandidat paraqet pozicionin e tij, ndërsa BE-ja e miraton pozicionin e përbashkët të BE-së. Vendimi për hapje.Këshilli i BE-së vendos nëse klasteri hapet, për përcaktimin e kushteve të hapjes kërkohet njëzëshmëri e shteteve anëtare. Klasteri hapet si tërësi, por më pas kapitujt trajtohen veçmas dhe për secilin përcaktohen kushtet për mbylljen e përkohshme. Mbyllja. Kur shteti kandidat i përmbush kërkesat dhe pikat e referimit përmbyllës, kapitujt mund të mbyllen përkohësisht. Klasteri 1 –hapet i pari dhe mbyllet i fundit, progresi në të ndikon në ritmin e gjithë negociatave. Kur reformat dhe detyrimet janë përmbushur dhe negociatat mbyllen, përgatitet dhe nënshkruhet Traktati i Anëtarësimit. Traktati i Anëtarësimit në Bashkimin Evropian është akt juridik ndërkombëtar që i përcakton kushtet dhe mënyrën se si një shtet kandidat bëhet anëtar i plotë i BE-së. Në thelb, ai e përmban. Pranimin e shtetit të ri si anëtar, e përcakton datën sipas të cilit shteti bëhet anëtar i BE-së,kushtet e anëtarësimit, detyrimet që shteti duhet ti përmbushë dhe të respektojë si anëtar i BE-së, përshtatjen e traktateve të BE-së, ndryshimet teknike dhe juridike që bëhen në traktatet themeluese për të përfshirë shtetin e ri. Të drejtat dhe detyrimet e shtetit të ri, përfshirë pjesëmarrjen në institucionet dhe proceset vendimmarrëse të BE-së. Përfaqësimi institucional e përcakton numrin dhe mënyrën e përfaqësimit të shtetit në institucionet e BE-së si Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së dhe institucionet e tjera. Përshtatjet financiare dhe buxhetore, kontributet e shtetit në buxhetin e BE-së dhe të drejtat për të përfituar nga fondet dhe politikat e BE-së. Masat kalimtare periudhat e përkohshme gjatë të cilave mund të zbatohen rregulla të veçanta për sektorë të caktuar. Detyrimin për zbatimin e acquis communautaire shteti i ri e pranon dhe e zbaton të drejtën e BE-së, institucionet, politikat dhe rregullat e saj. Dispozitat për ratifikimin. Ky duhet të miratohet dhe ratifikohet sipas procedurave përkatëse. Traktati duhet të ratifikohet sipas procedurave kushtetuese të shtetit kandidat dhe të shteteve anëtare, dhe sipas kërkesave të BE-së. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi dhe hyrjes në fuqi të traktatit, shteti bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian.

