Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir.

Sali e cilësoi këtë ngjarje si një moment me rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Në Manastir, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morëm pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Një moment me rëndësi të veçantë në qytetin e Alfabetit, që simbolizon forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

" "

Manastiri, gjithmonë një pikë e rëndësishme e historisë dhe e lidhjes sonë kombëtare!”, ka shkruar Bekim Sali.

sqShqip