PËRFUNDON FAZA E PARË E PUNIMEVE NË XHAMINË “KOXHA MEHMED BEU” – TABANOC
Muftinia e BFI-së – Kumanovë njofton se ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” – Tabanoc, e cila përfshiu pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të xhamisë.
Kjo fazë u realizua nga Muftinia e BFI-së – Kumanovë, në koordinim me institucionet përkatëse. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me fazën e dytë të punimeve.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për Ministrin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, z. Sedat Sulejmanin, Këshilltarin shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe anëtarin e Kabinetit të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, mr. Afet Jasharin, drejtorin e Drejtorisë për Konservim, z. Aleksandar Jordanovski, si dhe për të gjithë besimtarët nga vendi dhe më gjërë, për përkrahjen dhe kontributin e tyre.
Me shpresën se së bashku do të vazhdojmë me fazën tjetër drejt një të ardhmeje më të mirë për këtë xhami.
Muftinia e BFI-së – Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri

