Arben Taravari për vendimin e Alternativës: Kanë zhgënjyer votuesit që na besuan
Qytetari na ka votuar dhe na ka besuar se ne nuk do të bëhemi bashkë me BDI-në. Kështu tha Arben Taravari, në emisionin Clik Plus, ku ka shtuar sërish se Alternativa është subjekt i veçantë dhe se vendimet i marrin vetë, përcjell in7
“Ne pas rrëzimit të Qeverisë kemi pasur ide të formojnë një shumicë stabile dhe të formohet programi për qeverisje të re. Shumica ka qenë për ta rrëzuar këtë regjim hibrid. Freedom Hous Maqedoninë e ka karakterizu si regjim hibrid”, u shpreh Taravari.
Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët vazhdon si subjekt i vetëm, ndërsa Alternativa ka vendosur vet.
“Ka zhgënjim prej votuesit, që ka votuar së bashku AAA-ASH. Marrëveshja është për katër vjet. Kështu e kanë vendosur që të jenë bashkë me BDI-në, me Thaçin, LSDM. Unë e di se anëtari i rëndomtë nuk i vjen mirë. Në asnjë moment nuk mund të them asgjë të keqe për një parti që kemi bashkëpunuar shumë mirë. Nuk mund të them të keqe diçka për Bekim Salin dhe as për Afrim Gashi, pasi kemi pasur bashkëpunim të mirë”, deklaroi Arben Taravari./in7.tv/