Maqedoni

Regjistrohen 101 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.299 testime për coronavirus, ndërsa 101 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 59, Kavadar-10, Manastir-8, Prilepi – 7, Shtip – 3, Tetovë, Gostivar, Veles, Koçan dhe Negotinë – nga 2, Kërçova, Resnja, Valandova dhe Makedonski Brod – nga 1.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Gjithashtu, nëpërmjet sistemit “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 29.11.2021 deri 04.12.2021.

Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 393 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 217.400, prej të cilëve 203.967 janë shëruar, ndërsa 7.658 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (6 dhjetor) është 5.775.