Prokuroria bullgare: Janë nxjerr 44 trupa, një person nuk është në mesin e të vdekurve e as të mbijetuarve
Prokuroria bullgare në konferencën e sotme tha se kanë nxjerr 44 trupa, ndërsa në aksidentin tragjik ishte denoncuar se të vdekur llogariten 45 persona.
Për një person nuk dihet se ku është, nëse është në mesin e të gjallëve ose të vdekurve.
Momentalisht 7 personat e lënduar janë hospitalizuar dhe jashtë rrezikut për jetë. /SHENJA/