Deri tani janë regjistruar 177 875 persona nga diaspora
Përmes aplikacionit për vet-regjistrim deri tani janë evidentuar 177 875 persona nga diaspora, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Numri më i lartë i personave të vet-regjistruar është në Zvicër – 58 067, Gjermani 40 400 dhe Itali 25 618. Në SHBA janë regjistruar 7 484 persona, në Australi 2 227 dhe Kanada 1591 qytetarë. Sipas marrëveshjes politike regjistrimi i diasporës do të vazhdoj deri më 30 shtator. Ndërkohë në Shqipërinë fqinje deri tani janë vet-regjistruar 362 persona, Bosnjë dhe Hercegovinë 530, Bullgari 408, Greqi 141, Kosovë 1 038, Slloveni 3 324, Serbi 678, Kroaci 1331 dhe Mal të Zi 163 persona.