Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një apartament me qira në “Rrugën Kosovës” në Beograd, duke lënë të vdekur një burrë të dyshuar si shtetas maqedonas. Konfirmimi zyrtar i identitetit të tij ende pritet, dhe hetimi përfshin policinë, Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit dhe Zyrën e Prokurorit të Lartë Publik, tranmseton Lideri.mk.
Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri po përgatiste një pajisje shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese, e cila dyshohet se kishte për qëllim eliminimin e një trafikanti droge nga Beogradi.
Shpërthimi shkaktoi dëme serioze, shembje muresh, thyerje dritaresh dhe dëmtime makinash në rrugë. Trupi i burrit u gjet me lëndime të rënda, dhe siç transmeton Lideri.mk, fqinjët konfirmuan se apartamenti ishte dhënë me qira për të jetuar.
Shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit iu përgjigjën menjëherë thirrjes. Gjatë inspektimit të zonës, ata konstatuan se pjesë të murit dhe tavanit ishin shembur, gjërat ishin shpërndarë, por nuk kishte zjarr. Në operacion u zbatuan procedurat standarde për raste të tilla, me qëllim që të kontrollohej nëse kishte të mbijetuar apo persona të tjerë të lënduar.

 
                    
 Shqip
Shqip