Ejup Berisha
Stabiliteti i një shteti tradicionalisht është i bazuar në konceptin hobsian të “Leviatanit”: Qytetarët ia bartin shtetit një pjesë të lirisë së tyre në këmbim të sigurisë dhe rendit. Sot kjo kontratë shoqërore është thyer në dy mënyra. Pafuqi publike përballë globalizmit Shtetet kombe luftojnë për ti rregulluar rrjedhat që i tejkalojnë kufijtë e tyre. Kjo humbje e kontrollit real gjeneron krizë legjitimiteti për qeveritë, të cilat perceptohen si të pafuqishme. Sfera publike po fragmentohet, rrjetet sociale dhe lufta e informacionit po nxisin fluska ideologjike. Po dëshmohet rënie e kulturës së përbashkët qytetare në favor të kërkesave ekskluzive të bazuara në identitet, të cilat i paralizojnë institucionet demokratike nga brenda. Kalimi nga hegjemonia në anarkinë polare (barazpeshimi i pushtetit) Në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare veçanërisht realizmi, barazpeshimi i pushtetit parandalon që çdo komb të bëhet mjaft i fuqishëm për të diktuar vullnetin e tij te të tjerët. Bota aktualisht po kalon një tranzicion të rrezikshëm, Kurthi i Tukididit ky koncept e përshkruan tensionin e natyrshëm kur një fuqi në ngritje (Kina) sfidon një fuqi egzistuese Shtetet e Bashkuara. Historikisht, këto faza tranzicioni shpesh kanë rezultuar në konflikte të mëdha, pasi fuqia në rënie kërkon të ruajë privilegjet e saj, ndërsa fuqia e re kërkon të rishkruajë rregullat. Fundi i “momentit të njëanshëm” dhe e iluzionit shumëpalësh: Pas vitit 1989, institucionet ndërkombëtare OKB, OBT supozohej se do ta garantonin sundimin e ligjit. Sot, këto organe janë të paralizuara. Bota nuk është “multilaterale” (bashkëpunuese), është shumëpolare dhe e ndare. Pa një arbitër legjitim, ekuilibri i fuqisë mbështetet përsëri në forcën brutale dhe parandalimin ushtarak. Deglobalizimi dhe kthimi në gjeografi për tridhjetë vite, shprehja liberale pohonte se “tregtia i zbut sjelljet” dhe se ndërvarësia ekonomike do ta bënte luftën të pamundur ose shumë të kushtueshme. Kjo paradigmë tani është rrënuar. Instrumentalizimi i ndërvarësisë (ndërvarësia e armatosur). Lidhjet ekonomike tani përdoren si armë, sanksionet financiare, kontrolli i çipave elektronikë, embargot e energjisë dhe qasja në elementët e rrallë të tokës janë leva të shtrëngimit. “Përplasja e perandorive”, bota po riorganizohet rreth perandorive si Kina, Rusia, India dhe blloku perëndimor që kërkojnë të sigurojnë hapësirën e tyre të jetesës dhe autonominë strategjike. Globalizimi i hap rrugën miqësisë-tregtimit vetëm me aleatët dhe ndërtimit të sferave hermetike të ndikimit. Shkurt, situata aktuale globale e ilustron në mënyrë të përsosur mendimin e Gramshit: “Bota e vjetër po vdes, bota e re po lufton të lindë, dhe në këtë muzg shfaqen përbindësha.” Bilanci i fuqisë nuk garantohet më nga traktatet, por nga negociatat e vazhdueshme dhe konfliktuale midis fuqive sovrane. Kriza aktuale e rendit botëror i riaktivizon kornizat themelore të filozofisë politike dhe gjeopolitike, duke shënuar fundin përfundimtar të iluzionit të njëanshëm dhe kalimin e menjëhershëm në një botë shumëpolare e të fragmentuar. Stabiliteti ndërkombëtar nuk sigurohet më nga institucionet shumëpalëshe në rënie, por nga kthimi në një dinamikë të papërpunuar të fuqisë, e teorizuar që nga periudha antike.
Analizë e koncepteve kryesore të filozofisë politike dhe gjeopolitike për ta deshifruar rikonfigurimin aktual të barazpeshimit të fuqisë
Kornizat për të kuptuar filozofinë politike, përballja aktuale midis blloqeve perëndimi kundrejt boshtit të protestës jugu global shpjegohet nga përplasja e dy vizioneve filozofike të shtetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Realizmi Hobsian dhe anarkia ndërkombëtare, Thomas Hobs ka sqaruar se mungesa e një sovrani botëror i vendos shtetet në një “gjendje natyrore”, të karakterizuar nga një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve. Sot dobësimi i OKB-së tregon se e drejta ndërkombëtare po ia lë vendin pushtetit të pastër shtetëror. Rënia e idealizmit kantian projekti i Imanuel Kantit për “paqen e përjetshme” e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe tregtinë moralizuese, ka pësuar një dështim kritik. Ndërvarsia ekonomike poasqërishtë në energji dhe në teknologji nuk është më një pengesë për luftën, por një armë shtrëngimi. Kthimi i Sovranitetit absolut jemi dëshmitarë të triumfit të rexhimeve që e përcaktojnë politikën nga dallimi midis mikut dhe armikut Karl Shmit. Sovraniteti nuk ndahet më në organet mbikombëtare, ai pohohet në mënyrë të njëanshme dhe vendimtare. Konceptet kryesore gjeopolitike përballë krizës: Çekujlibri bashkëkohor i fuqisë i mishëron si teoritë klasike gjeopolitike ashtu edhe konceptet e reja strategjike. Kurthi i Tukididit përkufizimi. Një koncept i popullarizuar nga Graham Allison, që përshkruan luftën e pashmangshme kur një fuqi në zhvillim kërcënon të rrëzojë nga froni një fuqi egzistuese. Rivaliteti sistemik global midis Shteteve të Bashkuara (fuqi e vendosur) dhe Kinës fuqi në ngritje i strukturon të gjitha tensionet aktuale teknologjike, ushtarake dhe ekonomike. Halford Mackinder ka pohuar se kushdo që kontrollon zemrën Euroazinë Qendrore e kontrollon botën. Nicholas Spykman është përgjigjur se çelësi qëndron në Rimland te skaji detar i Euroazisë. Afrimi strategjik midis Rusisë dhe Kinës synon të mbrojë zemrën nga rrethimi detar i aleatëve perëndimorë (NATO, AUKUS) të pozicionuar në Rimland. Përballë pafuqisë së forumeve të mëdha universale (G20, OKB), shtetet favorizojnë aleanca më të vogla, të shkathëta dhe tematike. Stabiliteti nuk kërkon më një konsensus global, por një barazpeshë të blloqeve rivale. Përmbledhje e bilancit të tanishëm të fuqisë kriza e tanishme e stabilitetit tregon se rendi botëror nuk qeveriset më nga një marshim linear drejt përparimit ose ligjit, por nga një lëvizje ciklike.

