Sot votohet edhe në Bullgari për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale së bashku
Më shumë se 6.7 milionë qytetarë të Bullgarisë kanë të drejtën e votës sot, por pritet që shumë prej tyre të qëndrojnë në shtëpi nesër shkaku i shqetësimeve në rritje për një valë të re të koronavirusit. Ndërsa ata që do të votojnë, sipas anketave, do t’i japin më shumë mbështetje ish-partisë që ishte në pushtet GERB. Ajo pritet të dalë e para në zgjedhjet e nesërme, por hetimet e fundit për korrupsionin e dyshuar gjatë mandatit të ish-kryeministrit Bojko Borisov kufizojnë shanset e tij për të gjetur partnerë koalicioni për një mandat të ri. Fitues i zgjedhjeve të së dielës do të jetë GERB-i, një parti që ka qenë shkak për shumë protesta në vitet e fundit, dhe ato protesta në zgjedhjet e fundit çuan në shumë vota për partitë e reja, që mblodhën votat e protestuesve. Radev, i cili është një kritik i madh i Borisovit dhe një mbështetës i fortë i protestave të vitit të kaluar kundër korrupsionit, beson se ai nesër nuk do të fitojë të paktën 50% të votave, që do të thotë se do të duhet të organizohet raund i dytë i votimit më 21 nëntor, me kundërshtarin e tij Anastas Gerxhikov, i mbështetur nga GERB.