Djali i George Soros takon Ramën në Paris, e quan vëlla
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Gjatë qëndrimit të tij në Paris kreu i qeverisë shqiptare është takuar me djalin e multimiliarderit, George Soros.
Ka qenë vetë Aleks Soros ai që ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet bashkë me Ramën në Pallatin Elysee.
Krahas fotos Soros shkruan: “Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”.