Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i ka dhënë një përgjigje të ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me pretendimet e tij kishtare ndaj Maqedonisë.
Për dallim nga përgjigja e butë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë ndaj pretendimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është e njëjtë si në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu edhe në Australi, Serbi dhe Maqedoni, kryeministri Mickoski u përgjigj drejtpërdrejt se Kisha Autoqefale Maqedonase është shtyllë e identitetit maqedonas, kurse deklaratat e presidentit serb i vlerësoi si midis atyre që i përkasin shekullit të kaluar, raporton Telma.

„Kisha Ortodokse Maqedonase – Arkipeshkvia e Ohrit Justiniana Prima përfaqëson diçka që është pjesa më e ndritur e identitetit ortodoks maqedonas. Natyrisht, ne kemi edhe maqedonas që janë të një besimi tjetër, nuk janë vetëm të besimit ortodoks, por si shtyllë e identitetit maqedonas, KPM-ja është diçka mbi të gjitha, për mua si person. Lloje të tilla deklaratash as nuk kam ndërmend t’i komentoj, e as nuk dua të hyj në ndonjë komunikim të përditshëm me paraqitje të tilla që më shumë i përkasin shekullit të kaluar,“ tha kryeministri.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e shënimit të viktimave të ofensivës kroate „Oluja“, tha se në Kishën Ortodokse Serbe (KOS) kanë ekzistuar „ide policentrike“ për federalizimin dhe konfederalizimin e KOS-it dhe se Kisha Serbe është një dhe e njëjtë në çdo vend të botës, transmeton portali Lideri.mk.

„Kisha Serbe është e njëjtë këtu në Mrkonjiç Grad, e njëjtë në Pirot, e njëjtë në Sidnei, e njëjtë në Shkup, e njëjtë në Frankfurt, në Melburn dhe në çdo vend tjetër të botës. Kështu edhe ne, duhet të dimë se cilat janë interesat vitale kombëtare,“ tha presidenti serb.

" "

Kisha Ortodokse Maqedonase dje iu përgjigj pretendimeve të Vuçiçit me një fjalor të përmbajtur.

„Si bartëse legjitime e plotësisë hirit të Kishës së Parë, të Shenjtë, Komunitare dhe Apostolike, e në të njëjtën kohë edhe si pasardhëse e Justinianës së Parë dhe e Arkipeshkvisë së rindërtuar të Ohrit, KOM – AO realizon misionin e saj shpirtëror dhe baritor ndaj të gjithë të krishterëve ortodoksë në territorin e saj kanonik, pa asnjë kushtëzim nga përkatësia e tyre kombëtare, politike, kulturore apo etnike. Ungjilli i Krishtit, besimi në Ringjallje dhe mirëqenia e shpirtrave të besuar janë udhërrëfyesi kryesor dhe i vetëm në veprimtarinë e KPM – AO dhe ajo hedh poshtë të gjitha botët apo platformat politike e ideologjike, nga do që të vijnë.“

Pas më shumë se pesë dekadash përçarje (skizme), në maj të vitit 2022 ndodhi një kthesë në marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse Maqedonase – Arkipeshkvia e Ohrit dhe Kishës Ortodokse Serbe./Lideri

sqShqip