May 5, 2024
Maqedoni

13 viktima dhe 656 të infektuar me virus

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.597 testime të realizuara, 656 persona kanë rezulzuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 273 pacientë të shëruar, ndërkaq, 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.