Shkruan: Bardhyl Kuka
Në qytetin e Dibrës së Madhe për në dt.5 gusht ishte paralajmëruar mbajtja e festivalit DIBRA FEST 2026.
Por, po të njëjtën ditë qytetarët u tronditën nga lajmi i dhimbshëm për vdekjen e një bashkëqytetari të tyre – Selimit 20 vjeçar.
Lajmi mori dhenë.
Dibranët, i madh e i vogël, i kaploi pikëllimi dhe empatia emocionale.
Dhe, ky qe shkaku që Komuna e Dibrës lajmëroi anulimin e koncertit në fjalë.
I ndjeri nuk ishte biri i ndonjë funksioneri a biznismeni, apo i ndonjë artisti a sportist të spikatur. Prindët e tij janë me shkollim të mesëm, me gjendje ekonomike mesatare.
Ndaj, empatia dibrane duhet vlerësuar. Ajo meriton çdo respekt.

