Pas një procesi shqyrtimi që zgjati rreth dy muaj, Qeveria e Kantonit St. Gallen ka dhënë dritën e gjelbër për nismën dhe projektin e ndërtimit të xhamisë së re shqiptare “El-Hidaje”.
Sipas njoftimit, autoritetet kantonale kanë konfirmuar se projekti është në përputhje me legjislacionin zviceran dhe me parimet kushtetuese që garantojnë lirinë e besimit dhe ushtrimin e fesë.
Ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm për komunitetin shqiptar mysliman në Zvicër, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave për realizimin e xhamisë së re.
Xhamia “El-Hidaje” synon të shërbejë jo vetëm si vend adhurimi, por edhe si qendër komunitare, edukimi dhe bashkimi për shqiptarët që jetojnë në Kantonin St. Gallen dhe zonat përreth.

