Lajmet e rejaMaqedoni

MSH: Dje janë dhënë mbi 6 mijë vaksina anti-covid

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6089 doza të vaksinës, prej të cilave 709 janë aplikuar si dozë e parë, 1148 si dozë e dytë, ndërsa 4232 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Nga MSH thonë se deri më 26 tetor janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, 772.424 janë rivaksinuar dhe 20.119 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 46% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH.