10 viktima dhe 511 të infektuar me virus në RMV
Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 511 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 247, Kumanovë-54, Veles-29, Manastir-20, e kështu me radhë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 10 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.