Screenshot

Ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare Aga Ibush, banori më i moshuar i në Maqedoninë e Veriut.

Ibush Ademi lindi më 15 prill të vitit 1918, ndërsa jetonte në lagjen Serovë të komunës së Çairit. Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, u shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit, duke u vlerësuar figura e tij si simbol i urtësisë, thjeshtësisë dhe dashurisë për njerëzit. Aga Ibush la pas një trashëgimi të çmuar kujtimesh dhe vlerash, si dëshmitar i një shekulli të tërë ngjarjesh./Tv21

sqShqip