Ejup Berisha
A e dini çfar do të ndodhte këtu në RMV sikur une të isha i pari i Republikës? Shumëkush do të thoshte: asgjë nuk do të ndodhte, sepse nuk je as i pari, e as i fundit që thua fjalë të bukura e jep premtime të mëdha. Ka pasur para teje që kanë premtuar akoma më shumë dhe kanë folur akoma më bukur se ti por skanë bërë asgjë të vlefshme dhe domethënëse. E une themë se me mua do të ishte më ndryshe. Une si President Miun Miki do ta emroja Kreministër të Qeverisë. Kjo do të ishte zgjedhja më e mirë e më e qëlluar pasiqë ky din ti bën të lumtur dhe shumë të relaksuar të mëdhej e të vegjëlit. Heroin e xhunglës Tarzanin do ta emroja Ministër të Ekologjisë. Ky do të përkujdesej më së miri për ruajtjen e pastërtisë së mjedisit jetësor dhe i njejti nuk do ta lejonte kaosin apo dhe prishjen e planit hapsinor. Ne në fakt këtu në RMV e kemi Ministrin-Tarzanin tonë në krye të Ministrisë së mjedisit jetsor dhe të planifikimit hapsinor. Ai ështe miku im shumë i mirë, tepër i edukuar dhe shumë i aftë
Muhamed Hoxha. Dhe kur flitet për të me plot sinçeritet do të themë se prej ardhjes së të njejtit në krye të ministrisë ne këtu në RMV nuk kemi më ndotje shumë të lartë të mjedisit jetësorë dhe hapsirën nuk e kemi më kaotike dhe pa plan. Të lumtë Muhamed ti je kuadër qeveritar i VLEN-it shumë i zotë, tepër i vyeshem dhe shumë i përkushtuar. Lumi ne qe te kemi ne atë post, e une jamë posaqërisht shumë krenar që të kamë mik shumë të mirë dhe të respektuar. Me tej humoristin francez Kolyqy do ta vendosja në krye të ministrisë së shakave dhe argëtimit. Por kjo nuk është e mundur pasiqë askund në botë nuk ka një ministri të
tillë, përpos në këngën franceze të titulluar Sikur të isha President Republike. Kjo është një këngë humoristike-satirike e cila mundohet që ta relakson dëgjuesin dhe ta largon për pak çaste atë nga ngurrtësia dhe ashpërsia e përditshme dhe nga monotonia politike. Ne në fakt nuk kemi as Ministri të solidaritetit ndërsa Franca e ka. Çfar bën kjo ministri atje. Ajo është përgjegjëse për ndihmën ndaj individëve, zbaton politika për të luftuar varfërinë, i mbështetë familjet, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe e nxit përfshirjen sociale. Dhe meqë shkrimin e fillova me humor po e vazhdoj akoma me të. Pra une për Minister të shakave dhe argetimit këtu do ta emroja Sabri Fejzullahun. Sabriu është humoristi që përher me ka bë
rë të qeshë e të argëtohem apo ky gjithmonë ma ka ngritur disponimin. Po të ishte akoma gjallë në këtë jetë Ministër të policisë do ta emroja Isuf Berishën babain tim. Këtë do ta bëja jo për faktin se ky kishte dëshirë të spijunonte, të sillej keq, ti keqtrajtonte apo dhe ti lëndonte njerëzit por për faktin se ai e donte rendin dhe qetsinë. Babë Isufi kur ishte në këtë jetë butësi, mirësi dhe qetësi ju falte të gjithë njerëzve që e rrethonin e jo vetëmse neve antareve të familjes. Për ministër te Drejtë
sisë do ta emroja Jeton Shasivarin. E meqë ky tani e tutje me rikonstruktimin e fundit të Qeverisë do të jetë me të vërtetë në ballë
të dikasterit Drejtësi, pra tani e tutje këtu në mesin tonë padrejtësia, joligjshmëria dhe jokushteueshmë
ria nuk kanë më vend. Z. Shasivari ia uroj postin ministror dhe të njejtit i dëshiroj fat, suksese dhe mbarsi. O qytetarë të nderuar po të isha i pari i Republikës për te gjithe do të shfaqja vemendje të plotë dhe brenge të njejtë. Premtoj se nuk do ta genjeja dhe nuk do ta mashtroja askend. Fjalimet e mija do ti shkruaja duke degjuar muzikë. Mbledhjet e kabinetit Presidencial do ti mbaja në natyrë nëpër pikniqe. Korin diplomatik do ta takoja në ndonjë diskoteke ku do të dominonte ambienti shpërthyes. Dyert e Kabinetit të Presidentit do ti mbaja pa ndërpre të hapura me qëllim që qytetarët të kenë hyrje-dalje të lirë dhe të papenguar brenda këtij institucioni shumë të rëndë sishëm shtetror.Fjalën e kamë për pengesat protokolare administrative. Le të urdhërojnë të gjithë brenda tij femijë, të rinjë e të moshuar dhe unë të gjithë këta do ti prisja dhe do të flisja me ta dhe më pas do të
tentoja tua zgjidh kërkesat, nevojat e tua eliminoj vështërsitë dhe hallet. Kjo pra do të ishte realiteti dhe gjendja faktike në shtet me mua në timonin e Republikës. Të nderuar lexues të mi mendoj se pushteti i vërtetë nuk buron vetëmse nga dëshira për të kontrolluar, komanduar, për të anashkaluar dhe për të shtypur dikend, por ai duhet të buron nga guximi për të sjellë disponim, fat, gëzim, lumturi dhe lehtësi në jetët e qytetarëve. Dhe për fund sikur une të isha President Republike, detyra ime më e madhe nuk do të ishte të premtoj gjithçka por do të angazhohesha e do të punoja për të bërë dhe realizuar diçka të nevojshme e të domosdoshme që do të jenë në të mirën dhe në intersin e të gjithëve në këtë shtet.

