Kolumna

BDI është fituese e rrethit të parë, por jo edhe fituese absolute e tyre. Loja vazhdon më 31 tetor!

Ejup Berisha

Kur jemi te rezultatet zgjedhore dhe te fitoret e subjekteve politike pjesmarrëse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit këtu në vendin tonë flas për subjektet politike shqiptare atëher duhet theksuar se BDI me të vërtetë është fituesi i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale këtu në RMV, por gjithashtu për hire të së vërtetës duhet thënë se ky subjekt politik nuk është fituesi apsolut i tyre.
Pra kjo Parti politike me të vërtetë ka fituar në disa komuna rurale por jo edhe në Komunat më të mëdha urbane. Pra BDi nuk ka fituar në asnjë komunë rurale. Psh në Komunën e Cairit e cila njëherit është bastioni saj, BDI akoma nuk e ka fituar postin e të parit të kësaj komune , BDI nuk ka fituar as post kryetari në Tetovë, ky subjekt politik nuk ka fituar as ne Gostivar, BDI as në Diber nuk ka shënuar fitore, por Partia e Ali Ahmetit as në Strugë nuk është fituese. Flas për mungesë fitoresh në rrethin e pare zgjedhor e fitore bindëse dhe shumë të rëndësishme në zgjedhjet lokale e jaë edhe fitoret e shënuara për Kryetar të Komunave . Vlenë të theksohet se në një varg zgjedhjesh të kaluara ky subjekt politik ka qenë fitues i pakontestueshëm i shumicës absolute së Komunave të lartpërmendura. Prandaj euforia e manifestuar në opinion nga ana e BDI-së për të dëshmuar se është fituese absolute e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale apo se ky është rezultat tepër historik i shënuar nga ana e tyre në zgjedhjet e fundit nuk është me vend dhe nuk paraqet bazë për të shprehur lavd të stërtepruar. Duhet përmendur gjithashtu edhe faktin se Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI realisht ka fituar një numër të konsiderueshëm të këshilltarëve komunal në disa Këshilla komunale por këtij subjekti politik i mungojnë fitoret nëpër pushtetet ekzekutive të Komunave kryesore të cilat në 20 vitetet e kaluara llogariteshin vatra të pakontestueshme të fitoreve të saj. A thua vallë mos arritja e fitoreve të BDI-së në disa komuna urbane është tregues për zgjimin dhe kthjelljen e votuesve shqiptar nëpër viset urbane për ta bërë ndryshimin në politikën shqiptare. Nëse po atëher BDI do të duhet të djersitet për të shënuar fitore të ngashme siç ka shënuar në zgjedhjet e kaluara lokale. Dhe kjo do jetë tregues se subjekti politik shqiptar në qeveri ndoshta do të mund të ballafaqohet me një dimër shumë të nxehtë politik në muajt në vijim. Prandaj duhet pasur kujdes kur je në pushtet sepse duhet të punosh për realizimin e interesit të përgjithshëm të qytetarëve e jo
të injorohen kërkesat dhe nevojat elementare dhe të domosdoshme të tyre sepse kjo mund tu kthehet si bumerang partive politike në pushtet. Kjo duhet të jetë mësim jo vetëmse për BDI në por edhe për subjektet e tjera politike shqiptare që do ta zëvendësojnë BDI në kuadër të pushtetit qëndror por edhe lokal. E mësimi që duhet ta mësojnë të gjitha subjektet politike shqiptare është ky se këto asesi nuk guxojnë ti anashkalojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve shqiptar apo dhe të luajnë me fatin e qytetarëve sepse shumë shpejtë vjen dita e gjykimit për ta, e për partitë politike dita e gjykimit janë zgjedhjet.