Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka thënë se me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si parti demonstruan peshën politike të tyre, pas dështimit të një mekanizimi të instaluar nga BDI siç ishte balancuesi.
Prandaj, tha ai u ulëm si partner qeverie me ekspertë dhe përfaqësues akademikë ku u dha propozimi për Ligj që e rrit peshën politike të përfaqësimit, sepse nesër siç tha, “do të jetë përgjegjësi politike e institucionale e cilitdo funksionar që nuk e zbaton përfaqësimin adekuat kudo që është të përballet edhe me shkarkim nga pozita”.
E kur është fjala te balancuesi, Mexhiti me konstatim se ministrat Grubi, Osmani dhe gjithë ministrat e BDI-së bashkë me ministrat e LSDM-së kanë mendime me shkrim në qeveri se balancuesi ka qenë kundërproduktiv dhe duhet të shfuqizohet.
“Dhe këtu ka filluar iniciativa që të shkon edhe në Gjykatë Kushtetuese ku gjykatësit maqedonas kanë votuar në mënyrë identike si ministrat e BDI-së, e kanë shfuqizuar balancuesin, ndërsa 3 gjykatësit e tjerë, dy shqiptarë dhe një turk kanë qenë kundër për ta shfuqizuar balancuesin”, ka thënë Mexhiti.
Ai thënë se Gjykata Kushtetuese është bërë instrument politik dhe është vënë në shërbim të politikës ditore.
“Nuk është në nivel të detyrës, duhet të jetë mbi politikën ditore dhe duhet të merret me kushtetutën”, ka thënë Mexhiti.

