Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti duke folur për emrat e rrugëve në Tetovë të shfuqizuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, tha se kjo gjykatë është instrument i BDI-së të cilin e përdor kur të dojë.

Ai thotë se BDI solli vendime gjysmake, prandaj edhe është kjo situatë.

“Vetë e dinë se e kanë sjellë zgjidhjen gjysmake, vetë e dinë se e kanë Gjykatën Kushtetuese që mund ta kurdisin kur t’ju kujtohet atyre. Ju bëj ftesë të vijnë dhe le t’i shfuqizojnë emrat në Çair, sepse aty kemi emra që nuk janë pa peshë kombëtare. Aty e ke Ukshin Hotin, Azem Hajdarin, Adem Demaçin, Fan Nolin, në shesh e ke gjithë historinë shqiptare nga Lidhja e Prizrenit derti te Ushtria Çlirimtare Kombëtare në krye me Adem Jasharin. Pra nuk ka qenë zgjidhje gjysmake, por finale të cilën nuk mund ta problematizojë as Gjykata Kushtetuese e instrumentalizuar nga BDI”, ka thënë Mexhiti.

sqShqip