Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.
Në takim morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, ndërsa u ritheksua mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Maqedonci zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë të NATO-s dhe homologë nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe adresimin e sfidave aktuale të sigurisë.
Sipas njoftimit, Kosova rikonfirmoi përkushtimin e saj për të qëndruar krah aleatëve ndërkombëtarë dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në nivel global.

