Ejup Berisha

Ejup Berisha

Në kushte krizash dhe gjendjesh të tendosura pse diplomacia muzikore nuk bëhet mjet kryesorë i politikës së jashtme

Diplomacia muzikore është përdorimi i planifikuar i muzikës si mjet për komunikim ndërkombëtar, bashkëpunim dhe ndërtim të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë midis vendeve, popujve dhe kulturave të shumta. Kjo i bie përmes përdorimit të muzikës të krijohen marrëdhënie miqësore, mirëkuptim dhe bashkëpunim mes popujve dhe shteteve të ndryshme. Diplomacia muzikore është pjesë e diplomacisë kulturore, ku në vend të diskutimeve politike, muzika shërben si mjet komunikimi dhe lidhjeje. Ajo zhvillohet përmes koncerteve, festivaleve muzikore, shkëmbimeve kulturore dhe shfaqjeve ndërkombëtare. Kështu vendet ia prezantojnë botës kulturën, traditën dhe vlerat e tyre. Në këtë mënyrë, njerëz me prejardhje të ndryshme njihen më mirë me njëri-tjetrin, i zvogëlojnë paragjykimet dhe e ndërtojnë besimin e ndërsjellë. Muzika ka një fuqi të veçantë sepse është një gjuhë e përgjithshme që mund ti lidhë njerëzit pavarësisht nga gjuha, feja ose përkatësia kombëtare e tyre. Kur muzicientë nga vende të ndryshme të botës bashkëpunojnë ose performojnë së bashku, ata dërgojnë mesazhe paqeje, respekti dhe bashkëjetese. Prandaj, diplomacia muzikore nuk është vetëm mënyrë për tu argëtuar ose për të bërë art, por ajo është edhe  mjet i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe inkurajimin e dialogut midis popujve. Ajo tregon se muzika mund të jetë urë që i lidhë njerëzit dhe kontribuon në marrëdhënie më të mira reciproke diplomatike në botë. Nëse politika shumë shpesh din të ndanë, të përqanë të acarron dhe të konfronton, atëherë duhet që përparsi njerëzit ti jepin diplomacies muzikore me qëllim që e nejta të relakson dhe të qetëson gjakëra që të mund të vijnë në shprejhje shtendosja, afrimi dhe bashkpunimi mes njerëzve dhe shteteve në skenën ndërkombëtare.  Kastriot Tusha dhe Inva Mula më mire do të ndikonin dhe relektonin më pozitivishtë në skenën vendore dhe ndërkombëtare me një këgë sesa Edi Rama me 100 batuta të tijë të cituara me injorancë dhe arrogance.

 

sqShqip