Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, njëherësh liderin e partisë fituese në Kosovë për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 7 qershorit.Përmes një postimi në “X”, Plenkoviq ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane.“Urime kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet fuqishëm e përkushtuar për të mbështetur rrugën evropiane të Kosovës dhe presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”- ka shkruar Plenkoviq.Një ditë më herët, Kurtin e ka uruar edhe Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos.Ajo ka thënë se pret kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë dhe, çka është e rëndësishme, për një proces votimi të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt”- ka shkruar ajo në “X.”Po të njëjtën ditë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka bërë thirrje që liderët politikë në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.Ajo ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke deklaruar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse kanë krijuar mundësinë për t’i dhënë fund bllokadës politike që ka zgjatur më shumë se një vit.“Kosova, me zgjedhjet e saj demokratike dhe gjithëpërfshirëse, ka hapur rrugën për të lënë pas më shumë se një vit bllokadë politike. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të qeverisë”- ka shkruar ajo në “X”.Deri më tani 100% janë numëruar vetëm vendvotimet e rregullta nëpër Kosovë. Rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mund të shpërndajnë edhe pesë mandate të tjera.Sidoqoftë, bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me 42.91% të votave, pritet t’i sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me përbërjen e saj parlamentare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, LVV deri më tani rezulton me nëntë mandate më pak.Partia e dytë sërish del të jetë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila me 21.12% të votave do të ketë 24 deputetë. Përndryshe herën e kalua, PDK i pati 22 deputetë.Ndërkaq, partia e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.58% të votave do të ketë 20 deputetë. LDK ka shtuar pesë deputetët që i humbi në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.Një ngritje të dukshme e përjetoi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Me 7.16%, kjo parti do të ketë 8 deputetë. Përndryshe, në zgjedhjet e kaluara i ka pasur gjashtë deputetë.20 ulëset tjera janë ndarë për komunitetet joshumicë. 10 prej tyre për komunitetin me shumicë serbe dhe 10 të tjera për komunitetet joshumicë serbe.Deri më tani Lista Serbe ka 6,18% të votave. Kurse, partia e Nenad Rashiqit, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka 0,76% apo 5,285 vota.Ndërkaq, nga komunitetet joshumicë joserbe më lartë qëndrojnë Partia Demokratike Turke, Koalicioni Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (egjiptiane), Unioni Socialdemokrat (boshnjake) Partia e Re Demokratike (boshnjake), Partia Socialdemokrate të Ashkalinjve, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Gorane e Adem Hoxhës.Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

