Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare babai i Ilir Metës, Rexhep Meta.
Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut. Behet me dije jo zyrtarisht se SPAK e ka aprovuar lejen.
Avokati Kujtim Cakrani i tha Anila Hoxhës se kërkesën e kanë depozituar për leje që Meta të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.
Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit.

