Me rastin e humbjes së babait, ish presidentit Ilir Meta i kanë arritur ngushëllime nga të gjitha anët. Ngushellime të shumta i kanë arritur edhe nga diaspora, e në mesin e tyre edhe nga veprimtari dibran në Nju Jork, Ylber Pilku, një figurë e fuqishme e diasporës tonë në Amerikë, mik i afërt i Ilir Metës.

“Ngushëllime për babën Ilir Meta, pushoftë në paqe, i pastë Dritë Shpirti”, shkruan në ngushëlllimin e tij Ylber Pilku të postuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, sot në moshën 83 vjeçare është ndarë nga jeta babai i Ilir Metës, Rexhep Meta.

Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut. Behet me dije jo zyrtarisht se SPAK e ka aprovuar lejen.

Avokati Kujtim Cakrani i tha Anila Hoxhës se kërkesën e kanë depozituar për leje që Meta të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.
Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit.

sqShqip