Sot është promovuar zyrtarisht pishina sportive e re, një investim prej 1 milion eurosh që tashmë hap dyert për qytetarët. Izet Mexhiti, theksoi se projekti ka qenë një kërkesë e kahershme e qytetarëve dhe se realizimi i tij dëshmon përkushtimin ndaj investimeve konkrete.

Mexhiti u shpreh se kjo pishinë sportive është pjesë e projekteve që po realizohen një nga një, duke theksuar se premtimet po kthehen në vepra konkrete në shërbim të qytetarëve.

“Premtim pas premtimi, po i realizojmë. Çdo projekt që kemi zotuar ka hyrë në rrugën e realizimit dhe çdo ditë po dëshmojmë se puna, përkushtimi dhe përgjegjësia japin rezultate”, deklaroi ai.

Sipas tij, përurimi i kësaj pishine sportive është dëshmi e një qeverisjeje që fokusohet në rezultate dhe investime që mbeten për gjeneratat e ardhshme.

“Çairi prej sot pra është për herë të parë me pishinë funksionale, e cila është e dedikuar për fëmijët. Investimi është 1 milion € e ndihmuar nga Qeveria, bashkërisht me Ministrinë e Sportit. Kjo është pishina e parë që prej sot është në funksion, ndërsa e dyta e kemi filluar në oborrin e shkollës “7 Marsi” dhe mendojmë se me këto dy pishina, do të jenë mjaftueshëm për kapacitetet për fëmijët e Çairit. Pra po investojmë tek shëndeti, po investojmë tek fëmijët. Prej vitit të ardhshëm shkollor klasa e 5-të dhe e 6-të do ta ketë në program shkollor, diku 1800 fëmijë vetëm klasa e 5-të dhe e 6-të që do të kenë edhe në program shkollor, pra edhe të obligueshëm notin. Po ashtu, veç më kanë filluar iniciativat edhe për klube të notit që kanë funksionuar në pishinat e tjera në qytet, tash do të jenë në komunën e Çairit”, tha mes tjerash Mexhiti.

sqShqip