Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur sot në Haraçinë, duke bërë të ditur se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta parë nga afër situatën dhe për të biseduar me qytetarët.Beqiri theksoi se fatmirësisht nga rasti nuk ka pasur persona të lënduar, por sipas tij shqetësimi te banorët ka qenë i madh, pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar me familje.
“Si kryetar komune, jam për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit, por çdo aksion duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal ndaj sigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Beqiri.
Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që rasti të shqyrtohet me seriozitet, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten dhe qytetarët të ndihen të sigurt në vendin e tyre.

