Shkruan: Alma Hoxha
Haxhi i vitit 2024 është shënuar si më i nxehti i të gjithë shekullit të fundit.
Ne që patëm fatin ta kryenim këtë adhurim madhështor provuam ditët më të nxehta të jetës sonë mbi sipërfaqen e tokës.
Autoritetet saudite kishin dhënë urdhër të prerë që të mos dilte askush nga hotelet dhe çadrat ditën e Arafatit.
Unë bashkë me disa të tjerë tironsa të krisur si puna e Baki Goxhajt vendosëm të afroheshim në Arafat tek “Mali Rrahman(Mëshirës)” siç njihet nga musilmanët anembanë botës.
Temperaturat ishin 50.8 °C në hije, por në diell temperaturat janë rreth 10-15 gradë më të larta dhe duke marrë parasysh zonën e zhveshur të Arafatit,
përqëndrimin e madh të njerëzve dhe pamundësinë e hijeve, e them pa frikë se ishin tek 65°C në diell.
Sado kisha një çadër për t’u mbrojtur nga dielli fytyra m’u dogj nga ajri i nxehtë si të më kishin hedhur një valë uji të nxehtë në fytyrë. Kur u kthyem në çadër shoqet e grupit u alarmuan kur më panë të skuqur në fytyrë duke menduar se djegia nga dielli do të linte pasoja.
Në çantën e shpinës mbaja gjithmonë një termus me ujë zemzem dhe sapo u ula në vendin tim lava fytyrën me ujin e freskët të zemzemit.
Nuk zgjati as 5 minuta dhe fytyra ime u kthye në gjendjen fillestare, sikur të mos kisha dalë kurrë në ato temperatura ekstreme!

Allahu Ekber, Ai e ruan robin e Tij nga çdo e keqe kur ai niset në një rrugë në emër të Tij!

P.s. Ju uroj të gjithëve të keni mundësinë të kryeni haxhin dhe ata që po e kryejnë këtë vit ju uroj “Haxh Mabrur(të pranuar)”!

Pas haxhit vendosa përfundimisht të vij me vëllimin e dytë të romanit “Vdekja s’ka ilaç”, pasi e gjykova se vërtet mrekullitë e Allahut ndodhin çdo ditë të jetë sonë dhe janë të prekshme.
Kështu lindi “SOS, Drejt Kubesë Së Qiellit”!

*Bëjini dhuratë një libër të dashurve tuaj për Kurban Bajram, kështu fitoni shpërblimin e një sadakaje rrjedhëse!

sqShqip