Gjatë një viti të plotë stërvitjesh, vajzat e gjeneratave të reja të klubit të njohur “Shkupi Volley” dëshmuan se janë të etura për ndeshje, punë dhe sukses. Me përkushtim, disiplinë dhe dashuri për volejbollin, ato arritën të shpallen fituese të turneut “Pulevski Volley” në gjeneratat e tyre.
“Falënderojmë klubin “Pulevski Volley” për ftesën dhe mikpritjen, ndërsa ju urojmë suksese të vazhdueshme në të ardhmen.
Kjo gjeneratë po rritet çdo ditë me mentalitet fitues dhe po tregon se e ardhmja e klubit është në duar të sigurta. Ajo që po ndërtohet sot me punë dhe sakrificë, nesër do të shihet në parket me rezultate edhe më të mëdha”, thotë trajneri Agim Latifi, dukshrm i kënaqur nga rezultati i arritur. /Lideri

