I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arber Ademi, në emisionin “Verdict” në TVM2 ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në Bërvenicë.

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

„Udhëheqësit e VLEN-it asesi, sepse ka arsye. Po e fillojmë, thashë, me Afrim Gashin. Në qoftë se është kryetar i Kuvendit, ai duhet të përmbahet nga komentet e këtilla“, deklaroi Ademi.

" "
sqShqip